Tirane nipi i Berishes me te fortin e lagjes presion votuesve

E perditesuar - Arrestohet autori i dyte i grabitjes se kameras se Top Channel.
Sherbimet e Komisariatit numer nje te policise ndaluan shtetasin Agim Kocilla 38 vjec me banim ne Tirane. Ky shtetas sipas nje deklarate te Policise se Shtetit eshte autori i dyte i incidentit ku grupi i xhirimit te Top Channel u dhunua dhe iu mor kamera.
Sherbimet e Komisariatit te Policise Nr.1 Tirane pas nje pune te shpejte hetimore bene te mundur identifikimin dhe shoqerimin e bashkautorit te vjedhjes se kameras se televizionit Top - Channel ndodhur diten e sotme ne afersi te Rruges se Elbasanit ne Tirane thuhet ne njoftimin e policise.
Per momentin shtetasi Agim Kocilla po merret ne pyetje ne ambientet e komisariatit numer nje te kryeqytetit.
Shekulli ka bere nje permbledhje te incidenteve ne kryeqytet deri ne oren 1400 ku vihet re nje klime konfliktuale nga ana e militanteve dhe personave te panjohur neper qendrat e votimit ne vende te ndryshme.
Njesia bashkiake Nr.7 - KZAZ 81
Pengohet votimi i nje personi me karte identiteti te falsifikuar.
QV 1925 1928 Njesia Nr.8 - Shkolla Partizani
Agim Shehu me rreth 30 veta hyri ne Qendren e Votimit dhe beri presion ndaj votuesve dhe anetareve te KQV-se
Ka informacion qe do shkoje neper QV te ndryshme per te bere te njejten gje
Njoftuar nga - QV 1981 Njesia Nr.10 Shkolla Dora Distria
Jashte qendres se votimit 1981 qendrojne nipi i Sali Berishes Endrit Brecani dhe nje person qe njihet si problematik ne zonen ne fjale te cilet shoqerojne persona qe vijne te votojne ne qendren e votimit nje nga nje
QV 1710 Njesia Nr.2 - Votim ne grup dhune ndaj vezhguesit te PS-se.
QV 1710 Njesia Nr.2 - Shkolla e Baletit
Fotografohet vota dhe kryhet votim ne grup. Vezhguesi i PS-se ka tentuar te ndaloje kete gje por mbi te eshte ushtruar dhune fizike dhe eshte nxjerre jashte QV. Anetaret e PS ne kete KQV nuk kane vepruar
QV 1955 Njesia Nr.9 - Rr. Mine Peza Kopshti
Rreth 4 persona shperndajne para ne hyrje te QV-se per manipulim te votuesve
QV 1689 Njesia Nr.1 - Manipulim i procesit dhe votuesve
Njoftuar nga QV 1689 Njesia Nr.1 Shkolla Kushtrimi i Lirise
Kandidatja per keshill te bashkise per LSI-ne ka hyre ne QV dhe ka mbyllur deren. Njerezit po presin ne radhe Shperndahen leke per blerje vote prane hyrjes se QV-se.
QV 1806 Njesia Nr.4 - Votim i dyfishte
QV 1806 Njesia Nr.4 - Shkolla Bajram Curri
Ne kete QV eshte paraqitur nje votuese e cila u verifikua se kishte votuar nje here
Rasti u mbajt me Procesverbal. Emri i votueses Elona ollaku