E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pogradec militante te PD-se tentojne te thyejne kutite e votimit

Regjistrohet nje tjeter incident ne Pogradec konkretisht ne komunen Trebinje ku militante te Partise Demokratike hyne ne nje prej qendrave te votimit dhe tentuan thyerjen e kutive te votimit. Militantet e Partise Demokratike tentuan te votojne ne grup e per kete arsye ata u ndalen nga komisioneri i PS-se. Ky veprim e acaroi situaten raporton gazetarja e Shekullit Lindita Mollaj aq sa militantet e PD-se tentuan te thyejne edhe kutite e votimit. Procesi u nderpre per rreth 30 minuta deri ne normalizimin e situates. Ky eshte incidenti i dyte qe ndodh nga ana e militanteve te Partise Demokratike ne kete qark pas atij te Mirasit ku u dhunua komisioneri i PS.
Votimi ne gjithe qarkun e Korces eshte zhvilluar deri tani me mjaft probleme dhe nderprerje te herepashershme.


Redaksia Online



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›