Elbasan, plagoset rëndë një 14-vjeçar
Një aksident me pasojë plagosjen e një 14-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në Elbasan ku një makinë ka përplasur një biçikletë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bradashesh, ku si pasojë e një aksidenti rrugor është plagosur i riu me inicialet I.K.
14-vjeçari ka qënë duke udhëtuar me biçikletën e tij në momentin kur është përplasur nga një makinë, e drejtuar nga shtetasi Altin Xhixho, i cili është shoqëruar për në rajonin e policisë nga uniformat blu.
I plagosuri, menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit ku po merr edhe ndihmën mjekësore ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit. Raportohet se gjëndja e tij shëndetësore është rënduar.