E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Serbia garanci Kosovës

Besoj se Serbia do ta kuptojë drejt dhe do ti respektojë marrëveshjet, por edhe do të ndërtojë marrëveshje të tjera që kanë të bëjnë me fqinjësinë e mirë me rajonin. Ne u besojmë shumë SHBA-ve dhe BE-së. Mbi bazën e atij besimi, besojmë në ndryshimet pozitive në raportin Kosovë – Serbi dhe rajon.

Ky ka qënë qëndrimi që ka mbajtur Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ndërsa thekson se Serbia e ka kuptuar se duhet të fillojë të bëjë lëvizje pozitive, në ndërtimin e raporteve të fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Sipas tij, nëse marrëveshja e lëvizjes së lirë nuk do të respektohet nga ana e Serbisë, një politikë e tillë nuk do të ndiqet edhe nga institucionet e Kosovës, karshi qytetarëve të Serbisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›