E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, plagoset rëndë një person, identifikohet autori

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë orëve të natës në qytetin e Elbasanit.  Ngjarja e rëndë është shënuar pranë qendrës së qytetit ku shtetasi Fatos Gjeli është qëlluar me armë zjarri teksa ishte në një lokal me disa shokë të tij.
 

Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Elbasanit dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë pasi ai ka marrë një plumb në kokë.  Sipas policisë atentatori i është afruar Gjelit duke qëlluar disa herë mbi të dhe më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
 

Policia ka deklaruar se ka identifikuar autorin e plagosjes por nuk e bën publike emrin e tij për arsye hetimi.  Sipas policisë autori i krimit ka qëlluar mbi Fatos Gjelin për motive banale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›