Përfundon takimi Berisha-Rama, ende asnjë emër për president
Tiranë- Ka përfunduar takimi Berisha-Rama që ka zgjatur 90 minuta, pa arritur në një rezultat konkret.
Në një prononcim për mediat pas takimit kreu i opozitës Edi Rama, është shprehur se ka baza për konsensus. Sipas tij bisedimet nuk ishin një garë emrash por dakortësi për gjetjen e presidentit të unitetit kombëtar.
Patëm një shkëmbim të këndvështrimeve. Do bëjmë gjithcka kemi në dorë për ti dhënë shqiptarëve një president me votat e qeverisë dhe të opozitës. Shtruam vijën tonë të qasjes dhe garantuam se qëllimi ynë është ta zgjidhim këtë cështje me dakordësi, tha Rama.
Më tej ai theksoi se opozita nuk do të vendos njëanshërisht ashtu siç nuk pranon t`i imponohen. Rama është shprehur se qeveria duhet t`i jap mundësi opozitës të kontribuojë. Lidhur me emrin e kandidatit të maxhorancës Zaganjori, Rama është shprehur se kjo kandidaturë e bën të pamundur bashkëpunimin.
Ne qëndrojmë në pozicionin parimor që nuk mund të hyjmë në një garë emrash pa përcaktuar vullnetin për ta zgjidhur me konsensus këtë çështje”, tha kryesocialisti Rama.
Berisha ka dalë pas Ramës nga selia e kuvendit ka shprehur se takimi ishte një shkëmbim i pikëpamjeve për procesin. Ai ka deklaruar se edhe gjatë bisedimeve është shprehur qëndrimi dhe vendosshmëria e maxhorancës për gjetjen e një emri konsensual.
Unë nuk them se erdhëm këtu me një rezultat knret, jo por u shprehen qëndrimet pozicionet, u laboruan modalitetet, për konsues ka deklaruar Berisha.
Takimi me dyer të mbyllura nisi në orën 20:35 dhe zgjati plot 90 minuta. Takimi mes Ramës e Berishës është i pari që pas vitit 2007 mbahet në kryesinë e Kuvendit, institucioni nga ku gjithmonë kanë dalë emrat e presidentëve të vendit që pas vitit 1997.