Ibra: Ëndërroj evropianin, me Milanin gjithçka e sqaruar
Zlatan Ibrahimovic ëndërron të fitojë kampionatin evropian me Suedinë dhe të ketë më pak gazetarë përreth. Në kampin e trajnimit me ekipin e tij sulmuesi i Milan AC shpjegon se është pak i shqetësuar nga prania e përfaqësueve të medias.
‘Ne kemi nevojë për më shumë paqe. Në këtë mënyrë ekipi mund të përqendrohet më shumë në objektivat e tij’- tha ai në një konference për shtyp.
Ndër qëllimet e Ibrahimoviç është fitorja e Evropianit 2012: ‘Për mua ndoshta mund të vlente më shumë se të gjithë titujt që kam fituar deri më sot. Të fitosh me vendin tënd është speciale. Është një krenari për çdo lojtar të kombëtares. Do të ishte fantastike të fitoja me atë bluzë dhe pastaj të shkoja në shtëpi për të festuar me tifozët’.
Ibra e ka pranuar se pas deklaratës së tij ‘problemi është se s’ka para për të blerë lojtarët që duhen’ i ka rënë telefoni nga Turati: ‘Po kam pasur disa telefoanta për fjalët e mia por gjëja kryesore është se jemi sqaruar…e rëndësishme është të shohim përpara.
Lidhur me skandalin e trukimeve në Itali Ibra tha: ‘Është një turp i madh, janë gjëra që si përkasin futbollit. A kam vënë re ndonjëherë diçka të çuditshme? Jo, unë mendoj për të fituar të gjitha ndeshjet dhe pata fatin të luaj me lojtarë të mëdhenj dhe klube të mëdha. Nuk dija asgjë për gjëra të tilla’, duke e cilësuar atë se çfarë po ndodh si tronditëse.
/IDEA/