Elbasan, pranga 20-vjeçarit, shiste drogë

Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 20-vjeçar i akuzuar për shitje të lëndëve narkotike. Mësohet se 20-vjeçari Erald Drazhi, i shpallur në kërkim nga ana e u arrestua në bazë të ekzekutimit të vendimit penal dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës, e cila e ka dënuar me 4 vjet e tetë muaj heqje lirie, për veprën penale "Prodhim e shitje të lëndëve narkotikeve".
Ndërkohë, shërbimet e policisë së Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në qytetin e Durrësit për të tretën herë brenda dy javëve kanë gjetur në territorin e brendshëm të paraburgimit qese me lëndë narkotike të tipit canabis sativa. Drejtoria e policisë së qarkut, bëri të ditur se rasti i fundit ka qenë natën e kaluar, kur lënda narkotike me peshë 1.8 gram u gjet në një qese të mbështjellë me izolant elektrik. Dyshohet se qeset me lëndë narkotike hidhen nga jashtë institucionit. Sipas burimeve ngjarje të tilla kanë ndodhur edhe dy herë të tjera me sasi të vogla lënde narkotike në Institucionin e ngritur kohët e fundit në lagjen 17 të qytetit bregdetar. Burimet thanë se po punohet për të identifikuar dhe kapur.