E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: PD-ja, plan për të na rrëmbyer fitoren

Menjëherë pas zëdhënëses Bregu që deklaroi fitoren e së djathtës në zgjedhjem ka reaguar PS-ja e cila e vlerëson se deklarata tregon planin ogurzi për të rrëmbyer fitoren e koalicionit "Bashkimi për Ndryshim". Sipas kandidatit të PS-së ne qarkun e Tiranës, Ditmir Bushati në qarkun e Fierit po ushtrohet trysni për të mos lejuar numërimin e votave. "Verdikti i popullit shqiptar është deformuar", tha ai. Sipas Bushatit, PS-ja nuk do lejojë mbylljen e procesit pa u parë të gjitha parregullsitë ne zgjedhje.
Shqipëria evropiane duher t'i japë fund parregullsive të vazhdueshmëe në zgjedhje", tha ai. Sipas tij, situata është shqetësuese jo vetëm në Fier, po edhe në Laç e Bushat, ku nga Partia Demokratike po synohet përmbysje e rezultatit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›