E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eschenbacher: Zgjedhjet i plotësuan pjesërisht standardet

Zëdhënësi i OSBE/ODIHR-it Jens-Hagen Eschenbacher është shprehur se
zgjedhjet e 28 qershorit i plotesuan pjesërisht standardet ndërkombëtare. Sipas tij zgjedhjet shënuan progres në listat e votuesve dhe identifikimn e tyre, por e drejta e votës së individit u cënua nga votimi familjar. Ai gjithashtu shtoi se "ajo që mund të thuhet është se janë hedhur hapa të rëndësishme përpara në perspektivën e zgjedhjeve të ardhshme, hapa që kanë kontribuar në përmirësimn e procesit zgjedhor si një i tërë, por ka një sërë çëshjesh që duhet të përballohen në të ardhmen që Shqipëria, të përmbushë plotësisht zotimet që ajo ka marrë si një vend anëtar i OSBE-së".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›