E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, pranga dy shtetasve, vodhën me armë argjendarinë

Në pranga ranë shtetasit Agron Jani Balukja, 38-vjeç, si dhe Gentian Hamdi Braçja, 36-vjeç. Nga hetimet e kryera rezulton se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autor të vjedhjes me armë e dyqanit të argjendarisë në pronësi të shtetasit J.T, ngjarja e ndodhur gjatë muajit shtator.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Agron Kalukja u fiksuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e konsiderueshme  bizhuterish të vjedhura (Varëse floriri, unaza, Byzylyk, vëth), 280.000 Lekë të reja dhe 750 euro, shuma këto të përfituara nga shitja e bizhuterive të vjedhura, si dhe disa aparate telefonike celulare, maska ne forme çorapesh të cilat janë përdorur natën e vjedhjes.

Po kështu iu gjeten sende dhe materiale te tjera te vjedhura nga ana e këtyre shtetasve, të cilat kishin si qëllim për t’jua shitur personave te ndryshëm. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-14 11:47
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›