Arvizu takon Bashën: Vizat, fryt i rezultateve
Duke e uruar për fillimin e detyrës në Tiranë, ministri Basha i shprehu Ambasadorit Arvizu mirënjohjen e veçantë të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit për kontributin dhe ndihmën e qeverisë së SHBA për modernizimin e policisë shqiptare.
Ministri Basha informoi gjerësisht Ambasadorin Arvizu mbi rezultatet e arritura nga Shqipëria në luftë kundër krimit të organizuar, korrupsionit, trafikut të narkotikëve dhe trafikut të qenieve njerëzore. Për sa i takon situatës së krijuar nga përmbytjet natyrore në Qarkun e Shkodrës, Basha tha se për përballimin e situatës u angazhuan fuqimisht të gjitha strukturat shtetërore, të cilat po vijojnë punën e tyre në terren.
Ambasadori Arvizu vlerësoi progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit evropian si dhe përshëndeti fillimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë në zonën Shengen.
Ai theksoi se lëvizja e lirë nuk ishte dhuratë por fryt i përpjekjeve dhe reformave të ndërmarra për përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga Bashkimi Evropian. Ambasadori amerikan shprehu vullnetin e qeverisë amerikane për të promovuar dhe mbështetur forcimin e institucioneve ligjzbatuese dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri.
2010-12-14 14:56
[