E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vështirësi nga akulli në shumë rrugë të vendit

Në të gjitha rastet ka pasur ndërhyrje të makinave borëpastruese për mbajtjen nën kontroll të situatës. Ndërhyrje ka pasur në rrugës Qafë Mali-Fushë Arrëz dhe në Pukë si dhe në aksin rrugor Qafë Mali – Kukës, në Qafë Shllak.

“Është punuar gjatë gjithë kohës me mjete borëpastruese dhe kripë e skorje. Në aksin rrugor Kukës-Shishtavec në 10 km e fundit, nga Topojani–Shishtavec ka prezencë akulli, qarkullimi kryhet  me zinxhirë. Punohet vazhdimisht për mbajtjen nën kontroll të situatës”, thanë burime zyrtare nga kjo ministri.

Më tej, thuhet se në të gjitha akset rrugore të Rajonit të Korçës  janë marrë masa për të siguruar një qarkullim të mjeteve  pa probleme. Në zona të veçanta vazhdon hedhja e kripës. Në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi, segmenti Qafë Dushk–Qafë Bualli–Ura e Cerenecit, qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Segmenti rrugor Qafë Dragalica –Stebleve në aksin Ura e Cerenecit – Stebleve, ështëbllokuar për shkak të dëborës.

Aksi rrugor Peshkopi – Ura e Skurajve qarkullimi kryhet me zinxhirë nga prezenca e akullit në rrugë. Në aksin rrugor Librazhd – Steblevë qarkullimi kryhet me zinxhirë për shkak të prezencës së akullit. Në aksin Kthesë Labinot Fushë–Monument Bize qarkullimi kryhet me zinxhirë deri në Qafë Renc, ndërsa pjesa tjetër është e bllokuar për shkak të reshjeve të shumta të dëborës. Po punohet për normalizimin e situatës.

                                                                                             2010-12-14 14:01
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›