Ekstradohet nga Milanoja 34-vjeçari i dënuar për vrasje

Ky shtetas u ekstradua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2006, e ka dënuar me 25 vjet burg, për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes me paramendim” të kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtjes pa leje”.
Vendimi ka marrë formë të prerë më datë 26.03.2006, pasi nuk është bërë ankim në gjykatën kompetente brenda afateve të parashikuara në ligj. Me datë 09.06.2002, rreth orës 19:30, në Kamëz, tek rruga e Laknasit, shtetasi Altin Nikolli në bashkëpunim me babain dhe vëllain e tij, kanë vrarë shtetasin Pjetër Qafa.
Vrasja është kryer për motive të dobëta pas një konflikti që kishte lindur pak kohë para vrasjes midis Altin Nikollit dhe Pjetër Qafës. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën më datën 23.12.2006, në Como, Itali, u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Altin Nikolli.
2010-12-14 14:53
[