Elbasan, pranga dy të rinjve vidhnin varret
ELBASAN-Dy të rinj nga Cërriku janë arrestuar nga policia për dhunimin dhe vjedhjen e varreve.
Policia e Qarkut të Elbasanit bëri të ditur sot se në orët e vona të së martës u arrestuan shtetasit Gazmir Kuminja, 23 vjeç dhe Fatjon Kuminja, 20 vjeç, që të dy me banim në Cerrik.
Arrestimi i tyre u bë pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë kanë dhunuar dhe prishur varret e qytetit, duke vjedhur sende prej bronxi si dhe sende të tjera zbukurimi mbi to. Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të madhe materialesh të vjedhura në varrezat publike të shkatërruara të qytetit të Cerrikut. Dy te rinjtë akuzohen për veprat penale "dhunim i varreve, vjedhje, të kryera ne bashkëpunim".
Policia po punon për identifikimin dhe ndalimin edhe të personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
(s.g/atsh/BalkanWeb)