E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane, tentojnë të parakalojnë, 2 makina bien në Lanë

TIRANE- Dy automjete kanë përfunduar në shtratin e lumit Lanë sot në mëngjes. Aksidenti ndodhi rreth orës 07.30 minuta në unazën e Tiranës, përballë Gjykatës së Apelit.

Dy automjtetet njëra me targe TR 7227 H, tip Reno dhe tjera me targa të huaja Sg 144 305 kanë qenë duke ecur në unazë, kur në një moment të dy makinat kanë dalë nga rruga duke përfunduar në Lanë. Policia thotë se shkak ka qenë mos respektimi i rregullave të qarkullimit, pasi kanë tentuar të parakalojnë njëra tjetrën.

Aksidenti fatmirësisht nuk ka shkaktuar të lënduar tek drejtuesit e automjeteve por janë dëmtuar stolat dhe pemët buzë Lanës. Vetë aksidenti dhe më pas përpjekja për të nxjerrë automjetet nga shtrati i Lanës ka shkaktuar rëndim të trafikut për gati 30 minuta.

Policia e qarkullimit rrugor thotë se trafiku u rëndua jo vetëm në dy krahët e unazës por dhe të linjës Qendër- Uzina e Autotraktorëve.
(s.g/NEWS24/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›