E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, prangosen 7 të rinj të akuzuar për vjedhje

Të rinjtë akuzohen për një sërë vjedhjes në zona të ndryshme në qytetin e Elbasanit. Janë arrestuar nga policia shtetasit L.R, 15-vjeç, K,V, 15 vjeç, R.M, 14- vjeç, J.D, 14- vjeç, banues ne lagjen 5 maji Elbasan.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer një sërë vjedhjesh. Po kështu janë arrestuar në flagrancë shteasit Xh.B, 16- vjeç, banues në Katundi i Ri Elbasan.

Ky shtetas në ambientet e fabrikës së oksigjenit KURUM , në bashkëpunim me shtetasit K.H, 15- vjeç dhe Eduart Shehi, 20- vjeç, kanë tentuar të vjedhin gjeneratorin elektrik. Dy bashkëpunetorët janë shpallur në kërkim ku po punohet për kapjen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›