Tiranë, sekuestrohet drogë dhe armë, 4 në pranga
Në momentin e arrestimit është sekuestruar një sasi prej 73 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Janë arrestuar shtetasit Ardian Ibrahim Gjyzeli, 39 vjeç, banues në Tiranë, Toni Pirro Shalari, 34 vjeç, banues në Tiranë, Aurel Xhelal Cekici, 30 vjeç, banues në Tiranë, si dhe Ergys Enver Ibershimi, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Pas një hetimi dy mujor, u mundësua kapja e tyre, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa” dhe në rrugën “Artan Lenja” në Tiranë.
Pas hetimit u konkludua se, shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me njëri tjetrin, shpërndanin lëndën narkotike e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në zonat Laprakës, zona e “21 Dhjetorit”, në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”, zona e Kinostudios, Fresku – Linz etj.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 73 gram lëndë narkotike e dyshuar Heroinë ; Dy automjete të markës mercedez me targa Tr.2143 K dhe Tr 1038 I ; dy armë gjahu shotgan dhe superpost ; disa pasaporta dhe disa dokumente, për të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.
Nga struktura antidrogë së Policisë së Tiranës, po punohet për aktivitetin e tyre kriminal apo personave të tjerë të përfshirë si dhe të asete të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.