E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, arrestohen dy shpërndarës droge

Fillimisht është arrestuar në flagrancë shtetasi Klevis Hoxha, 18-vjeç, banues në lagjen '5Maji" Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë një informacioni të marrë rezultoi se ky shtetas merrej me shpërndarje të lëndës narkotike. Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë narkotike e canabis sattiva, me peshë 10 gr.

Po keshtu u bë arrestimi shtetasit Romeo Maliq Serica, i datelindjes 20.07.1988, banues në lagjen 'Beqir Dardha" Elbasan. Arrestimi i tij u bë pasi tek Parku Rinia Elbasan, gjatë kontrollit personal iu gjet dhe iu sekuestrua lëndë narkotike canabis sattiva me peshë 20 gr.

Po punohet për të zbuluar prejardhjen e drogës dhe lidhjen e këtyre dy personave me ndonjë grup kriminal.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›