Elbasan prefekti ne mbrojtje te studenteve te mbijetuar nga aksidenti i Himares
Qeveria shqiptare ka dëmshpërblyer menjëherë familjet e viktimave të aksidentit të Himarës. Prefekti i Elbasanit, Shefqet Deliallisi u shpreh se 10 ditë pas aksidentit qeveria akordoi një fond të posaçëm për familjet e viktimave prej 10 milion lekësh plus shpenzimeve të varrimit.
Kurse për studentet e mbijetuara u akordua një fond prej 3 milion lekësh të cilat ata e kanë përfituar menjëherë.
Deliallisi thotë se problemi i studenteve është me kompaninë private e cila sipas ligjit duhet ti japë shpërblimin përkatës studenteve
Të martën studentet e mbijetuar kërcënuan me greve urie nese kompania e sigurimeve nuk do tu jape detyrimin prej 1.5 miliard lekësh.
Kjo e fundit nuk është prononcuar ende zyrtarisht, por burime brenda saj thonë se fondet janë vonuar për shkak të disa mangësive të dokumentacion.