Elbasan, qëllohet me armë 26 vjeçari, në kërkim autori
Një 26-vjeçar u qëllua mbrëmjen e djeshme në qytetin e Elbasanit me armë zjarri për motive ende të paqarta. Shtetasi Elton Baushi u qëllua me armë zjarri në lagjen "Syrja Dylgjeri",pranë një lokali. Policia që shkoi në vendin e ngjarjes, pas veprimeve të para proceduriale dhe nga kqyrja e vendit të ngjarjes, gjeti dhe sekuestroi nën cilësinë e provës materiale, një gëzhojë e tipit pistoletë. Policia ka identifikikuar autorin e krimit, shtetasin Andon Mahmuti, 44 vjeç i cili ka qëlluar dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili akuzohet për veprën penale të " vrasjes së mbetur në tentativë". Ky person ka qenë një herë i dënuar për veprën penale të "vrasjes". Ndërkaq, 26-vjecari Baushi ndodhet jashtë rrezikut për jetën.