Emi, jetë e re me një dashuri të vjetër
Pas një periudhe të gjatë pushimesh në Karaibe, Emi Uainhaus u rikthye në Londër në një shtëpi të re, e gatshme për të rifilluar. E nëse për dashurinë ka preferenca të njëjta me ato që ka pasur (“dashuroj ende shumë ish-bashkëshortin Bleik dhe dëshiroj që ai të vijë të jetojë me mua në shtëpinë e re”) për substancat narkotike, vjen me një sjellje tjetër (“nuk marr më heroinë dhe ndihem më mirë”). Në një intervistë për “La Repubblica”, Emi flet për pushimet e saj që nuk mbetën pa u vëzhguar nga paparacët. “E kisha të domosdoshëm një pushim nën rrezet e diellit. Dëshiroja të ushqehesha mirë dhe të rimerrja veten fizikisht. Për këtë arsye zgjodha një plazh të mrekullueshëm. Çdo ditë zgjidhja një trajtim të veçantë, sauna, masazh me gurë të nxehtë dhe më pas bëja joga, notoja në det ose luaja tenis, edhe pse e di që nuk jam shumë e zonja”. Sapo u kthye në Londër, këngëtarja është kthjelluar për ndjenjat e saj: “E dashuroj ende Bleikun, e dua shumë dhe dua që ai të vijë të jetojë me mua në shtëpinë e re. Nuk pranoj që ai të divorcohet nga unë, sepse jemi të përkryer për njëri-tjetrin. Është e vërtetë që u zbavita pak në Karaibe, por bëhej fjalë për pushime. Dua Bleikun, asnjë tjetër”.
31 Mars 2009