Zgjedhjet, PD firmos koalicionin me PAA-në

Platforma elektorale për mandatin e dytë të kësaj maxhorance do të shpallet në kuvendin e PD-së. Kryeministri Sali Berisha gjatë firmosjes së marrëveshjes paralektorale me aleatin e tij Lufter Xhuveli ka saktësuar se kuvendi do të bëhet në zbatim të statutit, ndërkohë që do të jenë strukturat ato që do të vendosin nëse ky kuvend do të jetë më shumë se një forum në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ndërsa firmosej marrëveshja e re me Lufter Xhuvelin, kreun e PAAsë kryenministri Berisha ka vlerësuar bashkëpunim me këtë parti si një bashkëpunim parimor që shkon përtej bashkimit të votave. PAA-ja është parti e dytë pas republikanëve që firmos publikisht marrëveshje paraelektorale me PD-në