E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria i kufizon të drejtën për taksat vendorit

Qeveria Berisha i kufizon pushtetit vendor të drejtën për rritjen e taksave. Gjate mbledhjes së qeverisë shefi i ekzekutivit Sali Berisha ka deklaruar se është e patolerueshme që bisnesi i vogël të tatohet nga qeveriasja vendore në një masë më të lartë se 10%. Sipas kryeministrit ky vendim duhet përjashtuar nga debate politik, pasi vjen në ndihmë bisnesit të vogël ku janë punësuar rreth 70% e shqiptarëve. Por kryeministri nuk është mjaftuar me kufizimin e nivelit të taskave, ai ka ndaluar bashkinë e Tiranës të vendosë taksë për automjetet që hyjnë në kryeqytet. Sipas liderit të maxhorancës, kryebashkiaku Edi Rama ka prjoketuar praktikisht një regjim vizash për të gjithë qytetarët që vijnë në Tiranë. Një ditë më parë kryesocialisti Edi Rama sulmoi kryeministrin Berisha se po rrit taksat mbi bisnesin e vogël në një kohë që ekonomia po vuan pasojat e krizës financiare ndërkombëtare

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›