E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan rrezikon shembjen ura antike e Kamares

Ura antike e Kamares e ndertuar rreth vitit 1715 e njohur si monument kulture ne fshatin Xibrake te Elbasanit rrezikon shembjen. E ndertuar 300 vjet me pare te vetmet punime restauruese ne kete ure jane kryer qe ne vitin 1982 nga ana e Deges se Monumenteve te Kultures Tirane kur u ndertua nje mur mbrojtes ne bregun e djathte per te eliminuar gerryerjen e bregut ne kete ane.

Ne kohen e ndertimit te saj ajo lidhte rrugen mesjetare te karvaneve qe vinte nga Elbasani e vijonte me trasene e rruges antike Egnatia per te sherbyer deri ne ditet e sotme per lidhjen e krahines se Polisit me rrugen automobilistike.

Ajo ure eshte shekullore. Ka qene e ruajtur nga Monumentet e Kultures se Tiranes deri ne vitin 1991. eshte gati ne shembje. E ka demtuar Shkumbini ne masa te medhaja. Ajo lidh te gjitha zonat thote banori I fshatit Xibrake Hasan Tola.

Aktualisht ura e Kamares po shkon drejt shembjes ku njera nga pese kembet eshte seriozisht e demtuar pervecse ne balloren e kembes se katert kane dale guret duke krijuar zgavra ne murin anesor vertikal. Ura e Kamares eshte e rralle persa i perket aneve arkitektonike me perpjestimet harmonike mur-hapesire dhe me trajtim konstruktiv teknike qe haset shume rralle ne ndertimet e kohes.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›