Berisha ne 68 vjetorin e datelindjes Mandat qeverises edhe vitin tjeter
Në 68 vjetorin e ditëlindjes së tij Kryeministri Sali Berisha ka mbledhur grupin parlamentar të PD-së, në nisje të së cilës ka shprehur edhe 3 dëshira që janë të ketë jetë sa gjysma e atyre që ka kaluar, mandate sa gjysma e atyre që ka kaluar dhe të fitojë mandatin tjetër.
“U pyeta të shpreh 3 dëshira, dy i pata në gojë, çfarë kërkova dy gjysma të tjera të viteve dhe mandateve. E treta ishte ma lejo për vtin tjetër dhe ma pranoi.
Pra nuk besoj se isha shumë lakmitar në kërkesat e mia, thjesht dy gjysmat që më kanë mbetur. Vitet prapa ne përpjetë, jo para”- deklaroi kryeminsitri, i cili me këtë rast falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët dhe të afërmit për mbështetjen inkurajimin që i kanë dhënë, por theksoi se falenderimi parë i takon Zotit për forcën dhe frymëzimin.
Berisha tha se ditën e ditëlindjes e filloi me një ogur të mbarë që ishte urimi i mbesës dhe konferenca me gratë biznesmene.
“Pata kënaqësinë ta filloj me ditën e konferencës, me një ëhats up nga Sara, mbesa ime. Urimi i parë ky. Urimi vijoi me me gratë biznesmene në konferencë dhe këtë e konsiderova si një ogur shumë të bardhë.”
Berisha për statusin kandidat: Vendimi historik, falë reformave
Kryeministri ka four sërish në mbedhjen e grupit parlamentar të PD-së për marrjen e statusit kandidat të Shqipërisë për në BE , duke e quajtur atë një vendim të rëndësishëm historik në 100 vjetorin e pavarësisë. Ky vendim për shefin e qevrisë shqiptare erdhi si një dëshmi e vlerësimit të përpjekjeve të mëdha e të gjithanshme dhe suksesit të reformave në Shqipëri.
“Statusi erdhi falë reformave të realizuara. Komisioni nuk do të rekomandonte statsuin nëse qeveria nuk do të kishte treguraq tolerancë dhe vullnet për të bashkëpunuar me opozitën. Por e vërteta është që marrëveshja e nëntorit ishte dy vite me radhë në tryezën e opozitës dhe e pranoi. Gjatë këtyre muajve u punua me frymë mirëkuptimi”- deklaroi Berisha.
Ai tha se Komisioni ka përcaktura tre detyra, të cilat komisioneri Fyle i shprehu qartë, që janë ligji për Gjykatën e Lartë, ligji për nëpunësin civil dhe rregullorja e Parlamentit.
“Unë uroj që këto ligje t'i votojmë këtë javë ose tjetrën pasi gjithçka është gati. Nëse nuk ekziston vullneti për t'i bllokuar ato”- shtoi më tej ai.
Berisha për Këshillin e Qarkut të Fierit: Çështja të zgjidhet në themel
Duke folur për çështjen e këshilltarëve të qarkut të Fierit, çështje e cila mban peng ligjet e integrimit, sepse opozita ka deklaruar s enuk do t’i votojë ato nëse nuk zgjidhet kjo çështje, kryeministri ka sqaruar një vendim të Gjykatës së Lartë. Sipas këtij vendimi i është lënë në fuqi vula, firma dhe çdo gjë tjetër kryetarit aktual me një kusht, derisa çështja të zgjidhet në themel, e cila sipas Berishës nuk është në dorë as të tij dhe as të Ramës. Berisha vë në dukje kushtetutën dhe ligjet e vendit për Këshillin e Qarkut të komunave dhe bashkive.
“Ligji organik: neni 32 detyrat dhe komptencat e këshillit komunal ose bashkiak. Këshillat zgjedhin përfaqësuesit e këshillit komunal ose bashkiak në këshillin e qarkut. Por cfarë thotë neni 52: mandati i këshilltarit të qarkut humbet kur anëtari mbaron mandatin, kur humbte mandatin si kryetar komune dhe bashkie. Mandati hiqet nga këshilli komunal ose bashkiak përkatës.
Pra neni 5 tregon qartë se mandati hiqet nga këshillat dhe humbet dhe mandate në këshillin e qarkut sepse nuk mudn të qendrojë kush në qeveri nëse humbte shumicën në parlament sepse që në momentin e krijimit të një shumice tjetër parlamenti ka tagrin e krijimit të qeverisë së shumicës. Edhe këtu nëse shumica në këshilla ndryshon atyre u takon e drejta të kenë përfaqësuesin që duan”- theksoi kryeministri i cili ftoi kreun e opzoitës të zbatojë këtë ligj.
“Ftoj zotin Rama në zbatim të këtij ligji, nëse do t'i japim zgjidhje më ligjore hajde mos bëjmë barrikada, të bëjmë këtë akt civiliteti dhe të votojmë ligjin e gjykatës kushtetuese në parlament”- vijoi Berisha i cili apeloi që Rama të zbatojë rregullat më elementare të funksionimit të organeve të zjedhura, të cilat nuk mund të qëndrojnë kurrë nëse humbet shumica.
Berisha për Rregulloren e Parlamentit: Thirrje Ramës për kompromis
Përsa i përket rregullores së parlamentit Berisha u shpreh se ky problem nuk ekziston në marrëveshjen e nëntorit dhe i bëri thirrje Ramës për kompromis, pasi bllokimi i këtyre reformave do të sillte pasoja të pallogaritshme për vendin dhe Partinë Socialiste.
“A do pranojnë për të gjetur një zgjidhje, që pas ndërhyrjes kryesore të kryeministrit të marrë fjalën direkt kryetari i opozitës në një kohë më të gjatë se c'parashikohet dhe unë e pranova dhe Edi Rama hapi gazetata: TËRHIQET BERISHA. E pa që unë pranova njëlloj siç bëri me tekstin e imunitetit, tani thotë jo: sa herë që të flasë kryeministri. Sic të ka thënë një miku yt; ti je politikan i mrekullueshëm por je për kohë të gjatë, në opozitë. Nuk ka vend në botë ku parlamenti funksionon në paritet dy kryeministra”- theksoi Berisha duke I kujtuar Ramës që kryeministër bëhet kur ta votojë populli, dhe me këto që kërkon i thotë popullit që nuk fitoj.
Për sa i përket ligjit të shërbimit civil Berisha tha se është hartuar me ekspertizën e SIGME-s.
Kryeministri në mbeldhjen e sotme të grupit parlamentar foli edhe për grevën e urisë së ish-të përndjekurve,e cila sipas tij është kryekëput politike, e ndërmarrë nga një grup i vogël njërëzish.