E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan spitali i Gjinarit i amortizuar

Qendra shendetesore ne Gjinar te Elbasanit edhe pse duhet te kujdeset per 5 mije banore eshte jashte cdo standardi.

Godina eshte teresisht e amortizuara dhe mungojne materialet baze. Muret e qendres spitalore kane lageshtire dhe cati nuk luan me asnje rol mbrojtes. Godines i mungojne edhe kushtet higjieno-sanitare duke qene rrezik per shendetin e pacienteve ne rastet kur ata mjekohen ne kete spital.

Sipas drejtorit te kesaj Qendre Shendetesore prej 23 vjetesh ne kete godine nuk eshte bere asnje investim.

Banoret e Gjinarit per te marre sherbimin e nevojshem mjekesor detyrohen te nisen drejt Elbasanit edhe kur kane raste emergjente.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›