Zhduket kompjuteri sekret i misionit shqiptar ne OKB

Zhduket ne menyre misterioze nga misioni diplomatik shqiptar ne Nju Jork nje pajisje e rendesishme nga ku komunikohej me Tiranen per informacionet Top sekret. Gazeta Shqip ka arritur te siguroje nje shkrese zyrtare te firmosur nga ambasadori shqiptar ne misionin e perhershem ne OKB ku theksohet se eshte zhdukur pa lene gjurme nje kompjuter i rendesishem qe perdorej per te transmetuar informacionet e cilesuara te klasifikuara. Shkresa mban daten 4 mars te ketij viti. Ne krye te kesaj shkrese qe mban lenden Ngjarje e pazakonte ne mision dhe i adresohet sekretarit te pergjithshme te Ministrise se Jashtme ambasadori Ferit Hoxha thekson Sot ne mengjes kam konstatuar qe kompjuteri i markes lsquoDell e qe perdorej per komunikimin e klasifikuar eshte zhdukur. Rendesine e kesaj ngjarje e jep nje pjese e letres se ambasadorit e cila thekson se ne kete kompjuter ndodheshin telegrame drejtuar qendres qe sipas metodes se punes ishin sekrete. Por nuk behet e ditur permbajtja e telegrameve. Per ngjarjen eshte shkruar shkurt ndersa ne paragrafin e dyte sqarohen arsyet se ky skandal nuk mund te zbulohet dhe mund te mbetet ne arkivin e mistereve te pazgjidhshme. Misioni nuk ka kasaforte ne gjendje pune dhe kompjuteri gjendej mbi tavolinen e punes ne zyren ngjitur me ate te titullarit nje nga tre zyrat e punes qe ka misioni dhe qe perdoret per komunikimet dhe ku ka gjithnje nje person gjate kohes se orarit zyrtar. Nderkaq ne pjesen vijuese te letres qe ambasadori Hoxha i dergon MPJ-se thekson se ne kushte normale ne mision ndiqet nje rregull sipas te cilit nje prej nepunesve eshte i pranishem ne mision pervec rasteve shume te vecanta kur dendesia dhe rendesia e aktivitetit imponon pamundesine. Dje pasdite duhej te kishte pasur nje person ne mision. Nuk ka grafik formal por nje marreveshje mes kolegesh sipas ngarkeses se gjithsecilit. Nga shqyrtimi i rrethanave nuk eshte e qarte se cfare mund te kete ndodhur dhe kush mund te jete autori i nje vjedhje te tille. Ne shkresen qe mban siglen I paklasifikuar theksohet se situata e sigurise ne misionin shqiptar ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara eshte ne gjendje te rende. Misioni nuk eshte i pajisur me kamera dhe asnje lloj verifikimi i pavarur nuk eshte i mundur. Por gjendja rendohet duke lexuar ne vazhdim kete shkrese zyrtare ne te cilen behet e ditur se kompjuteri i informacioneve sekrete eshte zhdukur ne menyre misterioze nderkohe qe asnjeri prej diplomateve tane ne Nju Jork nuk ndodheshin ne mision Asnje prej nepunesve te misionit me te cilet kam biseduar ne detaje sot me 4 mars nuk ka konstatuar ndonje gje te vecante dhe askush prej pjesetareve te misionit nuk eshte ne gjendje te jape ndonje indikacion se cfare mund te kete ndodhur. Sipas tyre kane qene pak minuta kur ne menyre rastesore mund te mos kete pasur njeri ne zyre theksohet ne letren qe ambasadori Ferit Hoxha i dergon Ministrise se Puneve te Jashtme. Por kreu i selise sone prane OKB-se ka dhene nje piste te mundshme te grabitjes se kompjuterit e cila eshte Nje person nga jashte eshte ngjitur ne katin e dyte ku jane zyrat. Dyert e zyrave duhet te kene qene te hapura dhe personi pasi ka konstatuar se ne ate moment ska njeri duhet te kete marre kompjuterin lap top i formatit mini e qe mund te fshihej lehtesisht. Personi eshte larguar menjehere pa kontaktuar asnje person tjeter ne mision. Kompjuteri ruhej me dy fjalekalime nje kryesor per programin Windows dhe nje tjeter per dosjen ku gjendeshin telegramet e fundit te derguar ne Tirane. Fjalekalimet njiheshin vetem nga titullari ndersa fjalekalimi per shifrim dhe deshifrim nuk gjendej ne ndonje vend ne kompjuter dhe eshte i ruajtur ne nje vend te vecante. Ne kompjuter gjendeshin vetem 5 telegramet e fundit qe jane derguar ne Tirane nga misioni. Per kete ngjarje qe ka ndodhur ne mision nuk eshte njoftuar as personeli i sigurise se Pallatit te Qelqte por as Departamenti i Policise se Nju Jorkut. Ambasadori Hoxha e mbyll letren e tij Me duhet te theksoj se kushtet e sigurise ne mision jane absolutisht jashte cdo norme te mendueshme apo te pranueshme sigurie. Kjo situate eshte gjeresisht e njohur nga kushdo qe ka hyre te pakten nje here ne mision. Ne keto kushte misioni nuk mund te marre apo dergoje informacione te klasifikuara.