Elbasan, temperaturat shtojnë virozat tek fëmijët

Temperaturat e larta kanë shtuar numrin e pacientëve që paraqiten ne pediatrine e Elbasanit për të kërkuar ndihmë mjeksore për shkak të komplikacioneve me shëndetin.
Aktualisht mjeket po perballen me një fluks vizitash ku numri i pacientëve të vegjël që kanë problem shëndetësore ka ardhur në rritje dy javët e fundit. Sipas mjekëve pediatër grupmosha deri në 10 vjeç janë më të ekspozuar ndaj virozave të stinës pasi edhe organizmi i tyre është më i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta.
Mjekja këshillon që gjatë këtyre muajve ku temperaturat janë të larta të evitoni daljet e fëmijëve në ambientet e jashte sidomos gjatë pikut.
Mjeket u bëjnë apel qytetarëve të heqin dorë nga tendenca për të marrë medikamente mjekësore pa këshillën e mjekut dhe t’ia japin ato fëmijeve më së shumti këshillohet konsumimi I lëngjeve të freskëta si dhe frutave e perimeve të stinës.