E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, tentoi të siguronte skrap, e zë soleta vdes adoleshenti

ELBASAN- Adoleshenti humb jetën në përpjekje për të siguruar skrap, ndërkohë që viktima gjendet vetëm pas alarmit të familjarëve për zhdukjen e djalit të tyre.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur ne fshatin Bukani të Elbasanit ku një adoleshent ka humbur jetën pasi e ka zënë soleta poshtë. Sipas policisë, trupi i pajetë është gjetur mëngjesin e sotëm, pasi familjarët kishin denoncuar zhdukjen e tij që prej mbrëmjes së djeshme, ndërkohë që ende nuk bëhet identiteti i të riut.

Nga hetimet paraprake dyshohet se adoleshenti kishte dalë dje për të marre hekurat e soletës së ish-magazinës së rezervave ushqimore, kur soleta është shembur mbi të, duke i shkaktuar vdekjen.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›