E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia e Topit, Patozi: Lëvizje e djallëzuar

Tiranë- Bamir Topi po ngre një parti të re për ti marrë një votë PD-së dhe rikandidimi i tij si presidenti ishte një lëvizje djallëzore . Kështu deklaroi mbrëmë deputeti i PD-së Astrit Patozi gjatë një interviste në News 24.

Z. Topi pati një aksident që e nxori të zbuluar para gjithë shqiptarëve. Por, ndodhi ajo që ndodhi, vota e tij për Edi Ramën, dhe për fat të mirë aty nuk pati 2 vota se do fshihej pas asaj për PD. E panë kamerat e panë botërisht. Z. Topi po ngre një parti për ti marrë një votë PD-së, kaq dhe këtë e ka nisur sic edhe vetë e ka pohuar. Por, partia e tij do jetë vetëm një rrëke. Z. Topi pretendoi se PD nuk e pyeti që do bënte ndryshime. ndërkohë që ne ca kishim për ti dhënë ja dhamë Topit.
Zgjedhja e presidentit, ne nuk mund të bënim ndryshime për të zgjedhur Topin. Nga kush e priste rimandatimin z Topi. Nga kush e priste? Po ta priste nga PD, PD kishte dhe një mundësi më shumë për ta rizgjedhur. Por, me 84 vota do ta kërkonte propozimin tek PS. Kërkonte që propozimi ti vinte nga PS ashtu sic bëri me votën e z Rama. Në rast se do ishte president normal, ne do e rizgjidhnim, por vetëm në rast se do ishte korrket e normal mbi palët më thjesht do merrte propozimin nga PD, por në rast se ne nuk do ishim dakort me të, propozimi të vinte nga PS dhe ne të detyroheshim ta votonim, kaq ishte fabula. Një kalkulim i djallëzuar nga ana e z Topi- tha mbrëmë Patozi.

Ndërkaq shtoi se në korrik të këtij viti do të zgjidhet edhe presidenti i ri i cili duhet të jetë garant i kushtetutës.

Të ketë frymën e kushtetutës, honorifik, duhet që presidenti që shkon ta kuptojë se jo duke lexuar protokollet e shtetit është i pari dhe mbetet i pari. Ne jemi Republikë Parlamentare dhe është President ceremonial. Po flasim për një President dinjitoz, të mos nxjerrë shpatën as kundër mazhorancës as kundër opozitës. Nuk ka rendesi gjinia- tha Patozi.

Shkrime të tjera me interes:

  1. KLSH, Partia Demokratike “rrëzon” propozimin e Topit Tiranë- Demokratët në Komisionin e Ekonomisë kanë hedhur poshtë sot...
  2. Reforma Zgjedhore, Topi: Standarte europiane, pa pozicionime politike Tiranë- Presidenti i vendit Bamir Topi në lidhje me komisionin...
  3. Çështja e pronave, presidenti Topi padi në Gjykatën e Lartë Tiranë- Çështja e pazgjidhur e pronave duket se ka mbetur...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›