E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendosen datat per maturen

Koha e mbarimit të gjimnazit do të vendosë edhe për kriteret e provimeve të maturës.
Ata që kanë përfunduar studimet e mesme këtë vit duhet të bëjnë kujdes të plotësojnë nëpërmjet lëndëve që zgjedhin për t’u testuar kreditit, të cilat duhet të jenë minimalisht tetë. Pavarësisht nëse zgjedh dy apo tre lëndë mënyra dhe rezultati i provimit nuk ndryshon. Koha në dispozicion është tre ore dhe nota varet nga përgjigjet pozitive. Por ky sistem kreditesh i zbatuar për herë të parë këtë vit nuk vlen për të rinjtë që kanë përfunduar gjimnazin deri në 2011 apo shkollat profesionale. Ata duhet të zgjedhin dy lëndë, por provimit do t’i nënshtrohen bazuar mbi programet e vitit të fundit.
Por cfarë do të ndodhë me ata që kanë përfunduar gjimnazin përpara maturës shtetërore?
Këtyre të rinjve u njihet vetëm nota e marrë në provimet për lëndët e detyruara. Ata  duhet të testohen dhe në dy programe të tjera.
Për zhvillimin e provimeve të maturës këtë vit janë vendosur tre të shtuna të qershorit, përkatësisht data 2 për Gjuhën dhe Letërsinë, data 16 për Matematikën dhe data 30 për lëndët me zgjedhje, me qëllim që testimi të zhvillohet nëpër sallat e mëdha të  universiteteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›