Ligji per noterine flet Ministri i Drejtesise
Ligji për noterinë, i cili hyn në fuqi në datën 1 mars do të shkurtojë shpenzimet për qytetarët, do të shmangë burokracitë me të cilat përballen këto të fundit. Minsitri i Drejtësisë, Eduard Halimi në një intervistë për “ABC News” tha se në mars do të përfundojë dhe do të konsolidohet arkiva elektronike dhe softi që do të lidhë notërinë ZRPP-së dhe Minsitrisë e Drejtësisë.
Të dhënat e pasurive të qytetarëve do të jenë shumë të sigurta pasi çdo noter do të futet në sistem përmes shenjave të gishtërinjve dhe do të jetë i pajisur me autorizimin e qytetarit për verifikimin e pasurisë së tij.
Nga ana e tij, Kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme, Arben Qirjako deklaroi për "ABC News” se ka përfunduar skanimi i të gjithë dokumentacionit të dhënave të cilat do të futen në regjistrin elektronik të pasurive.
Faza e tretë e implementit të ligjit të noterisë është ajo e trajnimeve. Trajnimet e noterëve dhe regjistruesve të pasurive të paluajtshme do të fillojnë pas datës 15 mars.