Elbasan, vetëhidhet nga kati i 5-të një grua, gjen vdekjen
ELBASAN-Një 60 vjeçare është hedhur nga ballkoni i sheshpushimit të një pallati në qytetin e Elbasanit, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Burime të Policisë bënë të ditur se "ngjarja ka ndodhur rreth orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, kur 60 vjeçarja Lirie Sanco, ka dalë nga apartamenti ku edhe jetonte dhe më pas është hedhur nga ballkoni i sheshpushimit, duke gjetur vdekjen".
Policia në vendin e ngjarjes paraprakisht konkludon se shkak i hedhjes së 60 vjeçares ka qenë depresioni, pasi prej kohësh ajo kurohej me medikamente antidepresion. Gjithsesi hetimet vazhdojnë për të zbardhur të plotë rrethanat e vdekjes së saj.
(d.b/BalkanWeb)