Koalicioni i majtë fiton zgjedhjet, Arvizu pritet të takohet me Edi Ramën dhe Ilir Metën
TIRANË- Kreu i prezencës së SHBA-së i akredituar në vendin tonë, Aleksandër Arvizu pritet të zhvillojë takime të ndarë me dy liderët e koalicionit fitues të zgjedhjeve të 23 qershorit.
Kreu i PS-së, Edi Rama do jetë i pari që do presë ambasadorin në selinë e PS-së, rreth orës 11:00.
Ndërkohë, pas takimit me Ramën, Arvizu pritet ti drejtohet selisë së LSI-së (rreth orës12:00) ku pritet të zhvillojë një takim me Ilir Metën.
Mendohet se pjesë e axhendës së takimeve do të jenë zhvillimet më të fundit politike.
Vizita e ambasadorit amerikan vjen pas takimit që ai pati dje me kryeministrin e vendit Sali Berisha i cili dje deklaroi se pranon verdiktin e zgjedhjeve, dhe mban gjithë përgjegjësinë e humbjes.
(e.m/BalkanWeb)