Elbasan, vihet nën kontrolli zjarri tek teatri “Skampa”

Shkrumbohet totalisht teatri “Skampa” në qytetin e Elbasanit. Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë godinën e këtij teatri, duke e nxjerrë tetarin jashtë funksionit, pasi flakët kanë përpirë të gjithë çatinë, skenën dhe çdo gjë tjetër që ndodhej aty brenda.
Në po të njëjtën godinë me katër kate, ndodhej edhe studio e RTV “Ora News, por për fat të mirë nuk është prekur nga flakët e zjarrit dhe nuk ka pësuar dëmtime. Sipas burimeve, mësohet se zjarri fillimisht ka përfshirë katin e katërt të godinës, ndërsa flakët kanë përparuar në ambientet e brendshme të teatrit “Skampa”, duke shkaktuar dëme të konsideushme.
Sipas drejorit të zjarrëfikëses në Elbasan, Aleksandër Hodaj zjarri është përhapur me shpejtësi edhe për shkak se pjesa më e madhe e godinës ishte e përbërë prej materiale dërrase, ndërsa zjarri është vënë nën kontroll brenda pka minutash.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe zjarrëfikëse nga Librazhdi, duke ndihmuar në neutralizmin e flakëve. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se shkaku i këtij zjarri ka ardhur nga një hotel që ndodhej aty pranë.