E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Nuk ka krize humanitare ne veriun e Kosoves

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha sot se ne Kosove nuk ka krize humanitare ndersa shprehu gatishmerine e qeverise se tij per te ndihmuar qytetaret ne veriun e banuar me shumice serbe. Ai i beri keto komente ne mbledhjen e qeverise pas nje takimi me komandantin e forcave paqeruajtese gjeneralin gjerman Erhard Buhler me te cilin eshte diskutuar mbi nje projektmarreveshje te hartuar nga KFOR-i dhe perfaqesuesit e qeverise se Serbise per tejkalimin e gjendjes aktuale ne veri.

KFOR-i beri te ditur mbreme se projektmarreveshja parasheh qe ne vendkalimet kufitare sistemi i tashem i kontrollit te vazhdoje i pandryshuar dhe deri ne mesin e muajit shtator 2011 ato do te jene nen komanden dhe kontrollin e KFOR-it. Sipas kesaj marreveshjeje veturat kamionet me peshe deri ne 3.5 tonelata dhe kamionet qe transportojne ndihma humanitare perfshire edhe ushqimet mund te kalojne pas kontrollimit te identitetit dhe atij per arme. Bllokadat rrugore do te hiqen dhe liria e levizjes do te rivendoset.

Por marreveshja trepikeshe u cilesua e papranueshme nga qeveria e Kosoves vetem pak kohe pas publikimit te saj. Kryeministri Hashim Thaci sic njoftoi kabineti i tij gjate nates eshte takuar me komandantin e KFOR-it per te diskutuar kete situate dhe sic thuhet eshte konstatuar se nuk ka kthim prapa se do te vazhdoje kontrolli i plote vendkalimeve kufitare se eshte e domosdoshme te hiqen bllokadat rrugore dhe te krijohen kushtet e sigurise per te gjithe qytetaret ne veri.

Kryeministri Thaci tha se edhe sot eshte takuar me komandantin e KFOR-it dhe sic tha ai eshte sqaruar situata e krijuar pas zhvillimeve te mbremshme dhe eshte arritur mirekuptim per hapat e metejshem.

Shqetesimi yne nderlidhet me formulimet e raportuara per kriza dhe nevoja humanitare. Pike se pari ne Kosove nuk ka krize humanitare. Politikanet nuk jane ata qe percaktojne a ka krize humanitare apo jo. Dje ne Mitrovice te gjitha agjencionet e Kombeve te Bashkuara qe merren me ceshtje humanitare kane konkluduar qe nuk ka asnje lloj krize humanitare ne veri. Me lejoni te them qarte qe ne nuk i kemi braktisur dhe nuk do ti braktisim qytetaret tane ne veri. Ata jane shtetasit qytetaret tane ne do tu dalim ne ndihme dhe do te jemi afer tyre tha kryeministri Thaci.

Nderkaq zevendeskryeministrja e Kosoves Mimoza Kusari Lila njeheresh ministre e tregtise dhe industrise tha se qeveria eshte pajtuar qe ne veri te hyje nje sasi prej 75 tonelatash me ndihma humanitare nga Serbia. Qeveria e Kosoves do te sigurohet qe mallrat qe hyjne ne Kosove per asistence humanitare ose per ndihme humanitare te mos perfundojne ne tregti per shitje komerciale tha zonja Kusari Lila.

Kryeninistri Thaci perseriti qendrimin se nuk mund te kete kthim ne gjendjen e para 25 korrikut ne vendkalimet kufitare nje kerkese kjo e cila eshte vene si kusht per largimin e bllokadave te vendosura nga serbet ne rruget veriore.  Veriu qe deri para 25 korrikut ka qene vrime e zeze dhe burim i kontrabandes dhe krimit tashme ka hyre ne nje etape tjeter. Ate te rendit dhe ligjit. Ballafaqimi yne nuk eshte kunder qytetareve serbe qe jetojne atje perkundrazi. shte krijimi i mundesive te barabarta krijimi i nje ambienti ku rregullat i percakton ligji e jo kriminelet dhe kontrabandistet. faredo lloj rrethane e re do te reflektoje kete realitet te ri dhe kapitull te ri tha kryeministri Thaci.

Shefi i delegacionit te Serbise ne bisedimet me Kosoven Borisllav Stefanovic ka deklaruar se shpreson qe qeveria ne Prishtine do te kuptoje sa e rendesishme eshte qe situata te qetesohet dhe te dyja palet tu kthehen bisedimeve ndersa e ka cilesuar te demshem qendrimin e qeverise se Kosoves.

Pres zgjidhje te kesaj krize te madhe nese gjithcka shkon mire deri ne fund u ka deklaruar medieve serbe Borislav Stefanovic duke shfaqur shpresen qe projektmarreveshja me KFOR-in te filloje te zbatohet ne praktike.

Njesite e posacme te policise se Kosoves filluan me 25 korrik nje operacion per venien nen kontroll te dy vend kalimeve kufitare ne veriun e banuar me shumice serbe. Operacioni nxiti reagime te ashpra te banoreve serb te cilet ngriten barrikada ne rruget kryesore. Nje pjesetar i policise u vra gjate nje sulmi mbi policine ne afersi te Zubin Potokut nje komune me shumice serbe ne veri ndersa njeri nga vendkalimet u dogj nga protestues serbe.

Operacioni i policise nuk u mbeshtet nga zyrtaret e Bashkimit Evropian te cilet thane se ai u ndermor pa keshillime paraprake me ta ndersa bene thirrje per rifillimin e bisedimeve ndermjet te Kosoves dhe Serbise te cilat qene shtyre per ne muajin shtator.

Forcat e KFOR-it u vendosen ne vendkalimet kufitare pas trazirave te javes se kaluar duke i shpallur ato zona te kufizuara ushtarake.  Qe mbreme ka filluar operacioni i vendosjes se trupave shtese te NATO-s qe do tu bashkohen forcave te KFOR-it ne veri te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›