E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, makina bie në humnerë, vdes drejtuesi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Tropojë, ku automjeti me targa angeleze ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Nga përplasja e fortë, automjeti ka shpërthyer dhe ka marrë flakë, dhe drejtuesi i cili nuk ka mundur të dalë, është djegur plotësisht.
Policia ka bërë të mundur nxjerrjen e kufomës dhe po punohet për identifikimin e tij.
Nga hetimet paraprake mendohet se shkak i aksidentit mund të ketë qenë dalja aksidentale e makinës nga rruga, dhe shpejtësia me të cilën udhëtonte.
Aksidenti mund të ketë ndodhur disa orë më parë.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›