Inspektoriati Ndërtimor, aksion në lumin Mat

Inspektoriati Ndërtimor po zhvillon një aksion në lumin Mat, në kuadër të parandalimit dhe shfrytëzimit të lumenjve në vendin tonë.
Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor, Gëzim Dutaj ndodhet në krye të këtij aksioni dhe në një prononcim për “Ora News”, ai ka deklaruar se ky aksion do të zhvillohet edhe në lumenjë të tjerë të vendit.
“Aksioni do të zhvillohet në lumenjtë; Drin, Vjosë, Shkumbin, Erzen. Kemi sekuestruar 3 skavatorë dhe 5 automjete, të cilët po ushtronin aktivitet të paligjshëm”, është shprehur Dautaj.