E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, vriten 3 persona të të njëjtës familje

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në një familje në Elbasan. Tre persona të së njëjtës familjë janë vrarë dhë një është plagosur, sot në mëngjes rreth orës 06:00 në lagjen "Syrja Dylgjeri".

Një person i paidentifikuar ka hyrë në banesën e Emin Mahmutajt dhe ka qëlluar për vdekje me pistoletë këtë të fundit, dy djemtë e tij Xhelal dhe Pëllumb Mahmutaj, si dhe ka plagosur bashkëshorten e Pëllumbit, Myzejen Qosja.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, por pista kryesore në të cilën po heton policia, është hakmarrja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›