Ndalohet për mashtrim ish-administatori i klubit “Partizani”

Policia e kryeqytetit ka ndaluar sot ish-administatorin e klubit “Partizani” Piro Laçi.
Sipas informacioneve Laçi është ndaluar nga forcat kundër krimit ekonomik në policinë e Tiranës dhe dyshohet se ndaj tij janë ngritur akuzat për mashtrim.
Burime për “Ora News” bëjnë me dije se përveç ish-adminstratorit janë marrë në pyetje edhe persona të tjerë dhe shumë shpejt emrat e tyre do të bëhen zyrtare.
Burimet shtojnë se mund të kemi një arrestim të mundshëm të Paro Laçit nga policia.