Vrasjet në Elbasan, sillet në Spitalin Ushtarak e plagosura

Është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në kryeqytet, 43-vjeçarja e plagosur në krimin e ndodhur në Elbasan, ku mbetën të vrarë edhe tre persona nga e njëjta familje.
Sipas informacioneve 43-vjeçarja Myzejen Mahmutaj është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi është qëlluar me plumb në kokë.
E plagosura është bashkëshortja e njërit prej djemve të vrarë mëngjesin e sotëm në familjen Mahmutaj në qytetin e Elbasanit.
Ndërkohë një person i paidentifikuar ka hyrë mëngjesin e sotëm në banesën e Emin Mahmutajt dhe ka qëlluar për vdekje me pistoletë këtë të fundit, dy djemtë e tij Xhelal dhe Pëllumb Mahmutaj, si dhe ka plagosur Myzejen Mahmutajn.