Bllokohen ne Sarande 127 kg lende narkotike
Rreth 127 kg lëndë narkotike (marihuanë) dhe një automatik i tipit "kallashnikov"u gjetën sot në mbrëmje në një automjet të braktisur, njoftoi policia e Sarandës, në jug të vendit.
"Lënda narkotike, automatiku dhe automjetit tip "Benz", me targa falso TR 2375 I, u gjetën të braktisur, pranë vendit të quajtur "Ura e Kranesë", rreth 5 km larg Sarandës", theksoi policia lokale.
Të njëjtat burime shtuan se gjatë kontrollit të automjetit u gjet dhe një sirenë policie, si dhe disa dokumenta të falsifikuara.