Berisha Topi e kthehu ligjin per mbetjet per arsye politike dhe aspak kushtetuese
Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, u ndal tek kthimi i ligjit për menaxhimin e mbetjeve nga Presidenti i Republikës në Parlament.
"Kushtetuta e vendit përcakton në mënyrë të qartë të drejtat dhe kompetencat e Presidentit të Republikës për të firmosur ose për të kthyer ligjet në Parlament. Në këtë kontekst ne kemi trajtuar dhe do të trajtojmë në mënyrë Kushtetuese, çdo qëndrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit që votohen në Parlament nga Presidenti i Republikës.
Por, sipas Berishës, "qëndrimi ndaj këtij ligji është nga alfa tek omega politik, dhe ata të cilët përpiqen me "Aleancën e Plehut" të mashtrojnë dhe dezinformojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar.
Sipas Berishës, "mbetjet urbane janë një realitet për të gjitha vendet. Madje më i madh për vendet e zhvilluara sepse kanë më tepër mbetje urbane sesa vendet më pak të zhvilluara". Ndaj kryeministri theksoi se për qytetarët duhen bërë disa sqarime lidhur me këtë çështje.
"Shqipëria në vitin 2006 ka firmosur marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashimin Evropian, e cila është votuar në të gjitha Parlamentet e vendeve anëtare të BE. Kjo marrëveshje është kontrata ligjore e Shqipërisë me këto vende. Në këtë marrëveshje, e cila trajton tërësinë e problematikës së marrëdhënieve tona me BE-në, ekziston, në interesin më të mirë të qytetarëve shqiptarë edhe trajtimi i mbetjeve të forta urbane", tha Berisha.
Ai bëri të ditur se "konform kësaj marrëveshjeje Shqipëria është e detyruar të ketë një qëndrim, në përputhje me standardet evropiane dhe në interesin më të mirë të qytetarëve të saj, të ketë një qëndrim ligjor të caktuar, në politikën e trajtimit të këtyre mbetjeve urbane".
Prandaj, vijoi Berisha, "Komisioni Evropian ka një listë se cilat janë mbetjet e parrezikshme, të cilat në tërësinë e tyre përdoren për riciklim, përdoren për industritë, ku metalurgjia e Evropës bazohet mbi të gjitha në këto mbetje dhe jo në mineralin gur. Industria e çelikut, industria e letrës, industria plastike, përdorin mbetje për t'i ricikluar ato".
"Mbi këtë bazë qeveria dhe më pas ju deputetë në Parlament miratuat ligjin për menaxhimin e mbetjeve urbane, ligj i cili, në një situatë jo të favorshme deri tani për qytetarët shqiptarë, i disiplinon. Importi i mbetjeve urbane është një proces konstant i këtyre viteve, përfshi dhe 8 vitet e qeverisjes socialiste. Metalurgjiku i Elbasanit funksionon me këto mbetje dhe dhjetra fabrika të tjera", tha Berisha.
Sipas tij, "aktualisht në këtë ligj është përcaktuar që nga 300 e ca artikuj nga lista e jo të rrezikshmëve në Shqipëri do të importohen vetëm 50".
"Qeveria dhe ju deputetë keni përcaktuar qartë se nga lista prej 300 e ca artikujsh Shqipëria do pranojë vetëm 50. Kjo është për sot, se çfarë do të ndodhë kur të kemi statusin dhe të jemi para aderimit, këto janë detyrime reciproke. S’mund të ketë standard të ndryshëm për Shqipërinë dhe një standard tjetër për Bullgarinë apo Rumaninë. Ka një standard për të gjitha vendet", theksoi Berisha.
Gjithashtu, shtoi Kryeministri, "në ligjin që keni votuar theksohet që këto mbetje nuk mund të importohen për ruajtje. Theksohet që nuk ka magazinim, nuk ka dpozitim, pra nuk do të ruhen, vetëm do menaxhohen, përpunohen dhe ky është fakt, që anëtarët e "Aleancës së Plehut", apo ato që duan të nxjerrin vota nga plehu, ja u fshehin këtë qytetarëve dhe u servirin mashtrimin e tyre".
"Ky ligj nuk lejon ruajtje të mbetjeve. Po importove do i përpunosh, do i kthesh në produktin për të cilin i ke importuar dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme", tha Berisha.
Ai theksoi se shoqëria civile ka dhënë kontributin e saj thelbësor në jetën e vendit.
"Mbetem mirënjohës ndaj OJQ-ve të mjedisit sepse kanë dhënë një kontribut të madh në krijimin e vetëdijes, në një shoqëri ku fjala mjedis nuk ekzistonte, ku nuk ka pasur asnjë akt nënligjor që të fliste për mjedisin. Dua t’i garantoj se në çdo qëndrim të tyre, pavarësisht se disa kanë qëndrim të hapur politik kundër maxhorancës, kjo nuk më pengon të jem racional në çështjet që ata ngrejnë", u shpreh Berisha.
Sipas tij, "shërbimi më i madh që mund t'i bëjmë vendit është zhvillimi në rrugën jeshile, një zhvillim i qëndrueshëm", por shtoi ai, "ajo që më lëndon shumë është keqpërdorimi i parimeve të mëdha të mbrojtjes së mjedisit për qëllime të mbrapshta politike".