E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoder/ Arrestohet 20 vjecari grabiti nje malazeze

Një 20 vjeçar me banim në fshatin Alijaj, Bajzë të Rrethit Malësi e Madhe, u arrestua sot nga forcat e policisë së komisariatit të këtij rrethi, me akuzen e ” vjedhjes me dhunë”.

Sipas zëdhënsëses së shtypit të policisë së qarkut Shkodër, Fatbardha Çelepia, shtetasi Ilirjan Bardhi, 20 vjeç u arrestua pasi në fshatin Vukpalaj, të rrethit Malësi e Madhe, në bashkëpunim me një person tjetër, ka grabitur shtetasen J. M., vjeç 51, banuese në Podogoricë, Mali i Zi, e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit, me automjetin e saj tip Toyota.

Sipas Çelepisë, 51 vjeçares nga Mali i Zi i është vjedhur me dhunë shuma prej 10.000 Euro si dhe një çantë dore me sende personale.
Pas ngjarjes, policia bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e njërit prej autorëve të ngjarjes, 20 vjeçarit, Ilirjan Bardhi, ndersa bëri shpalljen ne kërkim te bashkepuntorit te tij ne këtë vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›