E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, vritet methikë një 24-vjecararrestohet autori

ELBASAN- Një 24-vjecar është vrarë me thikë në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës ndërsa është bërë i mundur arrestimi i autorit.

Pas sinjalizimit për ngjarjen e rëndë, policia ka shkuar në vendngjarje ku ka mësuar detajet për krimin e ndodhur. Nga hetimet paraprake mësohet se vrasja ka ndodhur pas një grindje të castit mes të rinjve në një nga lokalet e qytetit të Elbasanit. 

27 vjecari Adriatik Menallaj ka qëlluar dy herë me thikë viktimën, Vladimir Rama dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij në rrethinat e lagjes "5 Maji" teksa po tentonte të fshihej.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›