Arrestohet kreu i talebanëve, Mullah Omar
është arrestuar në Paksitan, kreu i talebanëve, Mullah Omar. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga televizioni afgan "Tolo". Duke cituar mediat pakistaneze, televizioni ka bërë të ditur për arrestimin duke e shoqëruar edhe me nje foto të tij, ku shfaqej me nje fashë në njërin sy dhe pa dhënë detaje të tjera. Ndërkaq zëdhënësi i talebanëve Qari Jusuf Ahmadi, ka përgënjeshtruar informacionin duke e përkufizuar një të tillë si propagandë të perëndimit. Sipas zëdhënësit Ahmadi, Omar është i lirë, në gjendje të mirë shëndetësore dhe vijon të udhëheqë luftëtarët.
Një tjetër zëdhënës i talebanëve, Zabeeh Ullah, i cili gjithashtu përgënjeshtron lajmin pohon se një lajm i tillë ishte bërë publik edhe një herë tejtër në 13 maj, kur u tha gjithashtu se Mullai u arrestua. Sipas zëdhënësit, Shtetet e Bashkuara përdorin një taktikë të tillë për të shëptuar imazhin e tyre. Ndërkaq i vërtetë është fakti se muajt e kaluar, është ndaluar në Karachi, krahu i djathtë i Omar, Mullah Brather.