Parlamenti Europiandiskuton nesër përKosovën e Shqipërinë
TIRANE- Parlamenti Evropian zhvillon nesër një debat midis deputetëve dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton për Kosovën dhe Shqipërinë.
Për të dy vendet do të votohet më 8 korrik nga një rezolutë. Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projekt/rezolutës për Shqipërinë.
Në një intervistë për Deutsche Ëellen ai ka thënë se rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian.
“Mendimi im tha Huntis është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t`iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian”.
Ndërkohe në një deklaratë për shtyp, Parlamenti Evropian shkruan në prag të zhvillimit të debateve se "korrupsioni, krimi i organizuar dhe institucionet e dobta janë problemet kyçe për të dy vendet". Lidhur me këtë Chountis, anëtar i delegacionit që merret me Shqipërinë shton se "Në Shqipëri ekzistojnë ligje të mira në mbrojtje të të drejtave të njeriut, ose të grupeve shoqërore, por problemi kryesor është zbatimi i tyre."
Chountis pret që projekt/rezoluta të aprovohet dhe shpreson që ajo të sjellë diçka të re për njerëzit në Shqipëri. Ai beson se ajo do të jetë mbështetje për të bërë hapat e duhur për vendin drejt BE.
Përsa i përket projekt/rezolutës për Kosovën, parlamentarët evropianë "mirëpresin njohjen nga të gjitha vendet e BE-së,” thuhet në projekt/rezolutën e përgatitur nga Komisioni i Politikës së Jashtme.
(e.n/dw/BalkanWeb) Lidhje te tjera PS niset në Strasburg