Kamerun: Britania do hetojë akuzat për torturë
Kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, ka deklaruar se Britania do të zhvillojë hetime mbi pretendimet se shërbimet e saj të sigurisë ishin në dijeni për torturimin e të dyshuarve për terrorizëm.
Duke folur në Parlament kryeministri Kamerun theksoi se ka ardhur koha për Britaninë që t'i sqarojë akuzat.
"Sa më gjatë që këto pyetje mbeten pa përgjigje, aq më të mëdha bëhen njollat në reputacionin tonë, si një vend që beson në lirinë dhe të drejtat e njeriut", ka thënë Kamerun.
Disa britanikë me prejardhje pakistaneze kanë thënë se janë abuzuar gjatë paraburgimit në Pakistan, me dijeninë e autoriteteve britanike. Kamerun tha se shpreson që hetimet do të nisin para fundit të vitit.