E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, zhvendosja e tregut përplaspolicinë bashkiake me romët

Të tjera rreth shkrimit FOTO ELBASAN-Përleshje mes policisë bashkiake të Elbasanit dhe disa tregtarëve të komunitetit romë. Shkak i përplasjes është bërë kundërshtimi i tregtarëve romë ndaj vendimit të bashkisë së Elbasanit për të zhvendosur aktivitetin e tyre nga vendi ku ata kanë tregtuar rrobat e përdorura deri sot.

Përplasja mes policisë bashkiake të Elbasanit dhe tregtarëve romë ndodhi në lagjen ‘8 Maji’ afër ish parkut “ Rinia” rreth orës 8 e 20 të mëngjesit të sotëm. Romët kundërshtojnë këtë vendim të bashkisë, pasi me zhvendosjen e tregut janë të detyruar ti paguajnë bashkisë një tarifë më të lartë nga sa i paguanin aktualisht pronarit të tokës ku tregtonin mallrat e tyre.
(jd/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›